English

Franca shpërfill coronavirus, vendos të vazhdojë me mbajtjen e zgjedhjeve lokale

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ngjarja e vetme që nuk do të anulohet në Francë për shkak të coronavirusit janë zgjedhjet lokale të cilat do të nisin të dielën.

- Advertisement -

Vendi do i drejtohet qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive të 36 mijë fshatrave e qyteteve.

Kryetarët e bashkisë në Francë nuk kanë një post në parlament por drejtojnë Këshillet e qyteteve dhe vendosin për politikat lokale. Ata janë gjithashtu përfaqësues të pushtetit ekzekutiv të shtetit në nivel lokal. Si të tillë, zgjedhjet lokale mbajnë një peshë të rëndësishme në balancën e pushtetit të politikës franceze.

Si do të mbahen zgjedhjet në situatën që gjendet Franca për shkak të coronavirus?

Gjendja në të cilën ndodhet vendi për shkak të coronavirusit i ka detyruar autoritetet të marrin masa për të frenuar përhapjen.

Votuesve do u kërkohet që të mbajnë një distancë prej të paktën 1 metri dhe nëse është e mundur, përdorimin personal të stilolapsave.

Deri më 13 mars, Franca ka regjistruar 2,876 raste me coronavirus dhe 33 viktima, veçanërisht në rrethet e Parisit dhe në pjesën lindore.

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka parë një rënie të vazhdueshme që nga viti 1983. Më pak se 2 në 3 banorë votuan në zgjedhjet e fundit lokale të 2014.  

Ka të ngjarë që coronavirusi t’i zmbraps edhe më shumë qytetarët, pasi sipas një sondazhi 28 për qind e francezëve thanë se nuk do të votojnë që të shmangin një infeksion të mundshëm.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për shtyrjen e zgjedhjeve.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?