English

Franca, vendi i parë në Evropë që siguron barazinë gjinore në vendin e punës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Që barazia gjinore të jetë një përparësi është një lajm i mirë për çdo qeveri. Franca renditet vendi i parë në Evropë që siguron barazinë gjinore në vendin e punës. Vlerësimi  shkon për 40 kompani. Një renditje kjo e realizuar nga firma “Equileap” në 255 kompani të mëdha evropiane.

- Advertisement -

Studimi merr në konsideratë diferencat e pagave, pozicionet por edhe lejet e lindjes. Franca merr 52 pikë nga 100 në total dhe, renditet përpara Suedisë, Spanjës, Gjermanisë dhe Italisë. Franca kryeson, por rezultati me shumë vështirësi tejkalon mesataren.

“Unë mendoj se gabimi më i madh do të ishte të themi se kjo renditje është e shkëlqyeshme, se ne kemi arritur gjithçka që duhet të bënim për këtë temë, se Franca është një vend plotësisht i barabartë. Dhe kjo  për mendimin tim gjithashtu do të ishte një gabim për të parë çfarë nuk shkon”, shprehet Marlène Schiappa, Sekretare e Shtetit për Barazi Gjinore.
 
Më hollësisht, në grafik tregohet vendet e punës që kanë gratë në kompani. Ato përfaqësojnë vetëm 17% të drejtuesve 25% të menaxherëve të vjetër, por 44% të anëtarëve të bordeve DREJTUESE. Një pjesë e rëndësishme që lidhet me një kuotë të imponuar nga një ligj i vitit 2011. Sipas kabinetit përgjegjës për studimin, kjo është arsyeja pse Franca del në krye. Pra, vendosja e një përqindje të grave në kompani është kjo zgjidhja?

“Unë mendoj se është një gjë e mirë të kemi kuota. Këto shifra na dëshmojnë edhe një herë se kur nuk ka kuota, nuk ka barazi. Ne na thuhet se nuk keni nevojë për  kuota,  dhe kanë rendësi vetëm aftësitë tonë, por kur vetëm aftësitë tona kanë rëndësi burrat janë të priviligjuar”, shton Schiappa.

Në planin e saj për të luftuar kundër këtyre pabarazive, Marlène Schiappa dëshiron të integrojë kuota të reja të grave në organe të tjera të tilla si komitetet e menaxhimit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?