English

Francë, bllokohen plazhet dhe pikat turistike malore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shumë autoritete vendore në Francë kanë nisur të ndalojnë hyrjen nëpër plazhe e male, pasi njerëzit nuk kanë rezistuar dot për ta trajtuar izolimin nga coronavirusi si pushime për të shijuar kohën e bukur.

- Advertisement -

Në Morbihan, Bretanjë, autoritetet kanë ndaluar kalimin në plazhe dhe në zona bregdetare.

Urdhri i nënshkruar më 18 mars u dha për shkak se u pa një numrë i madh njerëzish të qarkullonin në zonat turistike, qoftë për sport, qoftë për argëtime të tjera.

Shumë resorte bregdetare që panë të shtohej numri i personave që shëtisnin pranë lokaleve të tyre, vendosën të mbyllin plazhet, që të vihen në zbatim udhëzimet për të mos përhapur coronavirusin.

Qytete si La Baule-Escoublac and Pornichet po ashtu vunë pengesa në rrugët që të çojnë drejt plazheve.

Të martën, Finestere, një tjetër rajon I Bretanjës, vuri re se kishte parë një numiër të madh vizitorësh në plazhe, pas urdhrit të presidentit Makron për të mos dalë nga shtëpitë.

Policia u ka vënë gjoba nga 135 deri në 375 euro, pasi as shëtitjet me varka nuk përbëjnë përjashtim për të shkelur udhëzimet.

Po ashtu, edhe zonat malore të Francës, në Alpe, kanë ndaluar kalimin e turistëve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?