English

Francë, Makron premton masa kundër imamëve islamikë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti francez, Emanuel Makron, njoftoi të martën se Franca do të marrë masa të forta kundër separatizmit islamik.

- Advertisement -

Ai tha se kjo masë do t’i japë fund një sistemi që lejon vendet e huaja të dërgojnë imamë për të predikuar nëpër xhamitë franceze.

Sipas presidentit, synimi është të ulet niveli i ndikimit të huaj, dhe të sigurohen se ligjet e republikës do të respektohen nga të gjithë.

Këtë fjalim kundër separatizmit presidenci francez e mbajti në Mulhouse, në lindje të Francës.

Sipas Makronit, Maroku, Algjeria dhe Turqia dërgojnë rreth 300 imamë në vit në Francë.

Më pas ai shtoi se imamët që do të vijnë në vitin 2020 duhet të jenë të fundit.

Presidenti francez nënvizoi se ka rënë dakord me të gjitha vendet e përfshira për ta ndaluar këtë sistem, përveçse me Turqinë.

“Nuk do të lejoj asnjë vend që të ushqejë separatizmin”, deklaroi Makron.

Franca ka momentalisht komunitetin më të madh islamik në të gjithë Europën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?