Plani i shumëpërfolur i reformës së pensioneve i hartuar nga Emmanuel Macron u prezantua gjatë së hënës në parlamentin e vendit.
Pritet që debatet përreth këtij projekti të jenë të ndezura pas disa muajsh greve dhe protestash në rrugë kundër ndryshimeve, të cilat do të rishikojnë sistemin e shtrenjtë dhe të ndërlikuar të pensioneve të Francës.
Kjo vjen në një kohë të vështirë për shumicën parlamentare të Macron e cila po vuan pas një situate kaotike gjatë javë së shkuar kur kandidati i bashkisë nga partia e tij dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje intime.
Ish ministrja e Shëndetësisë Agnes Buzyn do të jetë kandidatja e re për bashkinë nga partia e Macron.
Deputetët e Partisë së Macron, Marshim për Republikën, do t’iu duhet të mbrojnë projektin të cilësuar si të “padrejtë” nga opozita të cilët kanë firmosur 41 mijë amendamente kundër tij .
Presidenti Macron i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që të qëndrojnë të bashkuar “për të fituar betejën e pensioneve” dhe të “shesin” ligjin e shumëpërfolur, i krijuar me qëllim për të krijuar një sistem universal pikësh për pensionet.
Debatet për ligjin janë të planifikuara për dy deri në 3 javë, përpara se parlamenti të marri një periudhë pushimi përpara zgjedhjeve lokale të Francës më 15 dhe 22 mars.
Sindikatat tregtare kanë bërë sërish thirrje për protesta teksa ligji shkoi për votim në parlament të hënën.
Sipas sistemit të transporteve të vendit, në metronë e Parisit, është pezulluar trafiku në tre nga linjat.
Publikoi videon seksuale të aleatit të Macron, arrestohet aktivisti rus