English

Itali, 41 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Italia ka deklaruar se ka pasur 41 viktima prej COVID-19 në 24 orët e fundit.

- Advertisement -

Agjencia e mbrojtjes civile tha të martën se kishte 3,296 të infektuar dhe 148 viktima.

Rajoni i Emilja Romanjës dhe Lombardisë në veri të vendit, të cilat rrethojnë Milanon, mbeten zonat më të prekura me afro tre të katërtat e të gjithë rasteve në vend.

Së fundmi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicra kanë njoftuar për viktimën e parë në vend.

Kjo vjen pasi OBSH i bëri thirrje njerëzve të mos dorëzohen në luftën kundër këtij virusi.

Ky virus ka vrarë 3,281 persona në mbarë botën, ndërsa numri i të infektuarve është 95,000.

Kina ka raportuar 143 raste të reja në 24 orët e fundit, por shumica e tyre janë jashtë Kinës.

OBSH tha se numri i rasteve të reja në Korenë e Jugut duket se është në ulje.

Ministria e shëndetësisë në Francë njoftoi 92 raste të reja me coronavirus në këtë vend, duke e çuar numrin në total në 377.

Ndërkohë, dy persona në veri të vendit kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave në gjashtë.

Mes të tjerash, Mbretëria e Bashkuar shpalli se janë zbuluar 115 raste të reja, 25 prej të cilëve në Londër.

Italia ka parë t’i përhapet vrullshëm virusi në zonën veriore, pasi zbuluan pacientin e parë më 19 shkurt. Të mërkurën u raportuan 3089 raste.

Qeveria italiane njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin, deri më 15 mars, si masë për të ulur e për të kufizuar infektimin.

Italia njoftoi se rastet e të prekurve me coronavirus kanë kaluar numrin 3000.

  • OBSH tha se janë verifikuar 90.893 raste personash të infektuar në të gjithë botën, dhe janë regjistruar 3110 të vdekur.
  • Kina raportoi 129 raste të reja, numri më i ulët që nga 20 janari.
  • 80% e rasteve në vende të tjera, jashtë Kinës, vijnë nga tri vende: Koreja e Jugut, Italia dhe Irani
  • Italia është vendi më i prekur në Europë, me 107 të vdekur. Franca ka 6 të viktima
  • Zvicra ka vënë ushtrinë në karantinë pasi një ushtar rezultoi me coronavirus
  • OBSH thotë se keqpërdorimi i lajmeve po shkakton mungesë pajisjesh mjekësore
  • SHBA uli interesat për të ndihmuar ekonominë që pësoi rënie për shkak të virusit
  • Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik paralajmëroi se Europa mund të rikthehet në recesion

Nëpër Europë janë dhënë paralajmërime se virusi mund të përhapet edhe më shumë në ditët në vazhdim, në Britani e vende të tjera.

Komisionerja e BE-së për shëndetin, Stela Kiriakidu, tha se Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e sëmundjeve e kishte rritur nivelin e rrezikut, teksa blloku përpiqet të bashkërendojë përpjekjet për të penguar përhapjen.

Zyrtarët në Itali, ku numri i vdekjeve dhe i të prekurve vazhdon të jetë i lartë, thonë se duhen ende ditë për të kuptuar nëse kanë funksionuar masat e karantinës në qytezat e veriut.

Franca, e cila ka numrin më të madh të rasteve në Europë pas Italisë, u bëri thirrje banorëve që të mos i japin dorën personave që të takojnë dhe të mos shkojnë në evenimente me grumbullime të mëdha njerëzish.

OBSH mbi mënyrën e transmetimit dhe shmangien e përhapjes

“Ne nuk mendojmë se duhet braktisur frenimi i sëmundjes”, tha kreu i OBSH, Dr. Tedros.

“Mos hiqni dorë, mos u dorëzoni, përdorni një qasje gjithëpërfshirëse”, shtoi ai.

Ndërkohë, organizata tha se janë në dijeni se një qen në Hong Kong ka  testuar pozitiv ndaj virusit, por thanë se nuk mendojmë se kjo do të ndikojë në transmetimin e sëmundjes.  

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?