English

Francë, spitali me tenda i ngritur nga ushtria gati të presë pacientët e parë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtarët francezë kanë instaluar tenda mjekësore në lindje të Francës, për të lehtësuar barrën e spitaleve që mund të përballen me një numër të madh pacientësh, për shkak të coronavirusit COVID-19.

- Advertisement -

Puna për ngritjen e spitalit ushtarak nisi që të premten e 21 marsit, në Mulhouse, zonën më të prekur të Francës.

Që këtë të hënë, tendat spitalore janë në gjendje të presin 30 pacientë në kushte të rënda shëndetësore.

Këtë të diel, Franca numëroi 3000 raste të reja me coronavirus, 2000 prej të cilëve u shtruan në spital dhe 480 kaluan në terapi intensive.

Deri më tani, Franca ka pasur 16 mijë raste të konfirmuara në të gjithë vendin dhe 674 të vdekur. 112 persona vdiqën vetëm ditën e diel

Kufizimi i qarkullimit nisi që më 16 mars, duke mos lejuar grumbullimin e njerëzve dhe duke mbyllur dyqane, restorante e vende pune.

Deri tani janë identifikuar 335.000 persona të infektuar në të gjithë botën, dhe 14.600 kanë vdekur.

Italia ka tashmë rreth 59.000 të infektuar dhe 5476 të vdekur.

Irani mbetet një nga vendet më të prekur, me 21.600 persona të infektuar dhe 129 të vdekur vetëm të dielën, që e çojnë totalin në 1685.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?