English

Francë, shënohet viktima e tretë nga coronavirusi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Franca ka konfirmuar këtë mbrëmje viktimën e tretë nga coronavirusi COVID-19.

- Advertisement -

Lajmi vjen menjëherë pasi BE e ngriti shkallën e rrezikut në “të lartë”, nga “i moderuar”, për shkak të numrit të madh të rasteve që po identifikohen nëpër BE.

Komisionierja e BE-së për shëndetësinë, Stela Kiriakidu, tha se Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e kishte rritur nivelin e rrezikut, ndërkohë që blloku po përpiqet të bashkërendojë përpjekjet për ta ndaluar përhapjen e virusit.

Tani janë 18 shtete të BE-së që janë prekur me rreth 2100 raste të konfirmuara dhe 39 persona të vdekur.

Këto shifra përfshijnë jo vetëm BE-në, por edhe Mbretërinë e Bashkuar, San Marinon dhe Zvicrën.

Ndërkohë, në Iran, coronavirusi ka marrë edhe jetën e një prej këshilltarëve të Udhëheqësit Suprem, duke e çuar numrin e viktimave në 66, shifra e dytë më e lartë pas Kinës.

Numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 34, ndërkohë që numri i të prekurve në Europë sa vjen e rritet.

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA, ka deklaruar se numri i të prekurve në Itali tani është 1694.

Rritja e shpejtë e rasteve i ka detyruar autoritetet të marrin masa duke ndaluar udhëtimet në rajonet e veriut, ndërkohë që Italia ka vazhduar të eksportojë raste në shumë vende.

Ndërsa Kina ka nisur të identifikojë më pak të prekur me çdo ditë që kalon, numri sa vjen e rritet në vende të tjera, si Koreja e Jugut. Në total, në të gjithë botën kanë ndodhur 3000 raste vdekjesh deri tani.

Në Japoni, me miliona fëmijë nuk shkuan në shkollë këtë të hënë, dhe kryeministri Abe ka thënë se po diskutojnë t’i mbajnë mbyllur për një muaj.

Indonezia iu shua vendeve me të prekur këtë të hënë, me dy persona që ishin infektuar nga një udhëtar i huaj.

Në SHBA po vazhdojnë të marrin masa të forta, teksa vendi ka regjistruar dy viktima. Kompanitë ajrore “Delta” dhe “American” i kanë ndaluar fluturimet e drejtpërdrejta nga Nju Jorku në Milano.

Irani, ku u infektua edhe zv/ministri i shëndetësisë, ka numëruar deri tani 1501 raste të prekurish. Ekspertët druajnë se kjo shifër mund të jetë më e madhe, pasi numri i të vdekur është tepër i lartë.

Një tjetër viktimë e virusit janë bursat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të pësojnë rënie të ndjeshme me çdo ditë që kalon.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?