English

Francezët thonë fjalë pozitive për skuadrën e Shqipërisë, kuqezinjtë të zhgënjyer

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Stadiumi i ri u përurua me humbje, por lojtarët shqiptarë u shprehën të entuziazmuar me atmosferën e krijuar. Autorët e golave për Francën, vlerësuan ekipin kuqezi, ndërsa ceremoninë e përurimit e konsideruan fantastike.

- Advertisement -

Lojtarët e Shqipërisë ishin të impresionuar nga atmosfera e krijuar në stadiumin e ri, por nuk e fshehin aspak zhgënjimin për rezultatin në ndeshjen me Francën.

Pas ndeshjes disa prej kuqezinjve vunë në dukje forcën e kundërshtarëve.

“Keqardhja është e madhe. Me mbështetjen e tifozëve menduam se sot mund të jetë dita jonë, por një kundërshtar si Franca na e bëri të pamundur të merrnim rezultatin që donim”, u shpreh Bekim Balaj.

Ndërsa Frederik Veseli u shpreh se fusha nuk ishte shumë e bukur për të, por stadiumi ishte i veçantë.

Gardiani i kuqezinjve shprehu mirënjohje ndaj tifozerisë shqiptare, ndërsa për humbjen theksoi se përballë kishin një kundërshtar shumë të fortë.

Në kampin francez rezervojnë fjalë pozitive për Shqipërinë, por njëkohësisht janë të lumtur për faktin që siguruan vendin e parë në grup. 

“Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi donim të dilnim të parët në grup. Kishim përballë një ekip të mirë si Shqipëria. Atmosfera ishte fantastike në stadiumin e ri, por ne shfrytëzuam rastet dhe ia dolëm”, është shprehur futbollisti francez, Moussa Sissoko.

Ndërsa për Clément Lenglet ishte e rëndësishme fitorja dhe kryesimi i grupit, por nuk la pa përmendur edhe faktin se fitorja nuk ishte aspak e lehtë.

“Ishte e rëndësishme për ne pasi duhet të dilnim të parët në grup. Ishte e rëndësishme t’a mbyllnim me fitore. Nuk është e lehtë të arrish fitoren këtu”.

Për Corentin Tolisso, fitorja ndaj Shqipërisë dhe kryesimi i grupit është një rezultat inkurajues për të gjithë futbollistët francezë.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2 për Francën. Autorë të golave ishin Grizman dhe Corentin Telisso.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×