Ritmet e shitjeve në sektorin e ndërtimit janë frenuar në vitin 2023. Sipas të dhënave që INSTAT ka grumbulluar te kompanitë e ndërtimit, volumi i shitjeve është ulur në raport me vitet paraardhëse. Kështu, në në 3-mujorin e katërt, volumi i shitjeve në ndërtim u rrit me vetëm 1% nga 16% që ishte rritja në tremujorin e fundit 2022. Edhe gjatë pjesës tjetër të vitit, ritmi i rritjes së shitjeve në volum rezultoi më i ulët.
Por, megjithë këtë, sektori i ndërtimit vazhdon të shënoj hov sa i përket lejeve dhe punimeve në kantier.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Europë është në një fazë stanacioni nga rënia e kërkesës, teksa lufta në Ukrainë ka krijuar një efekt psikologjik negativ për investime në pasuri të paluajtshme.
Pavarësisht ngadalësimit, ndërtuesit vendas mbeten optimistë. Pas një rënie me 8 pikë në janar 2024, treguesi i besimit në ndërtim që matet nga Banka e Shqipërisë u rrit me 6.8 pikë përqindje në muajin shkurt.
Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues. Paralelisht me të, pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Çmimi i pronave rritet 30%, faktorët: Shtrenjtimi i krahut të punës e lëndës së parë
- Çmimet e apartamenteve në rritje, emigrantët dhe familjet e reja, blerësit kryesorë