English

Frika boshatis rrugët e Milanos, mbyllen dyqane e supermarkete

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Milano po përjeton të paimagjinueshmen. Rënia e virusit është vetëm një orë larg, por kryeqyteti financiar i Italisë nuk duket i njëjti.

- Advertisement -

Rrugë të boshatisura, dyqane të mbyllura dhe shumë frikë. Supermarketet nuk kanë qenë kurrë kaq të zëna dhe banorët e Milanos janë në kërkim të maskave, që janë shitur kudo.

“Ne po përpiqemi të mos e mbajmë mendjen atje, me shpresën se kjo do të mbarojë shpejt, por të zë paniku kur dëgjon se të tjerët, miqtë dhe të afërmit janë duke folur për të. Është e vështirë ta kuptosh se si të përballesh me këtë dukuri”, shprehe një qytetar.

Farmacistët kanë qenë në vijën e parë të emergjencës në orët e fundit. Atyre u është këshilluar të veshin maska dhe të komunikojnë me klientët në distancë.

“Situata ka qenë shumë kërkuese dhe ne nuk duam të tregojmë se jemi të lodhur pasi është e vështirë të thuash se po na mbarojnë maskat. Duhet të mbetemi profesionalë dhe t’u japim këshillat e duhura klientëve”, deklaron një farmaciste.

Ndërsa të gjithë duken të pafuqishëm, taksistët po marrin parasysh rrezikun.

“Ne e ajrosim makinën, kemi pastrues duarsh dhe dezinfektojmë mjetin tonë duke pastruar të gjithë sipërfaqen që kanë prekur klientët”, thotë një taksist.

Jeta e natës në qytetin më të populluar dhe më vibrant të Italisë tashmë është e kufizuar. Masat parandaluese kanë prekur atë që njerëzit në Milano duan më shumë, jetën e tyre sociale. Kinematë, teatrot, dhe muzetë janë mbyllur dhe do të qëndrojnë kështu për të paktën 7 ditë.

Në zonën Navili, zemra e jetës së natës së Milanos, kafenetë do të mbeten të mbyllura nga ora 6 e pasdites deri të hënën. Zona duket e boshatisur dhe autoritetet thonë se masa do të ndihmojë në frenimin e virusit, por ajo mund të krijojë edhe panik mes njerëzve që vuajnë pasojat ekonomike.

 

Lexoni gjithashtu

LIVE BLOG | Zhvillimet më të fundit nga Coronavirusi COVID-19

Epidemiologia për Euronews Albania: Maskat që po blihen mbrojnë vetëm pak orë

Përhapja e COVID-19, mjekët bëjnë thirrje për qetësi dhe japin disa këshilla

Në Kosovë nuk ka coronavirus; tri rastet e dyshuara rezultojnë negative

Kryhen analizat për 13 qytetarët e dyshuar me COVID-19, të gjithë dalin negativë

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?