English

Frika e një agresioni rus në Estoni, çfarë do të bënte NATO në rast të një sulmi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Estonia po përballet me një klimë të shtuar pasigurie për shkak të afërsisë me kufirin rus dhe tensioneve historike mes dy vendeve, raporton BBC. Edhe pse anëtare e NATO-s, frika nga provokimet ruse vazhdon të mbetet një shqetësim kryesor për autoritetet estoneze.

- Advertisement -

“Ne jemi të njohur me taktikat dhe strategjitë e tyre. Kërcënimi nga Rusia nuk është diçka e re për ne. Aktualisht po përballemi me provokime dhe tensione të vazhdueshme në kufi,” deklaroi kreu i policisë kufitare të Estonisë. Ai shtoi se janë dokumentuar raste ku rojet ruse kanë hequr barrierat në lumin Narva, që shënon kufirin midis dy vendeve.

Qyteti i Narvës, ku rreth 96% e popullsisë është rusishtfolëse dhe shumë banorë kanë shtetësi të dyfishtë, përbën një pikë nevralgjike në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ekspertët estonezë dhe ndërkombëtarë shprehin shqetësimin se Rusia mund të përdorë komunitetin rusofon si pretekst për ndërhyrje, një strategji e ngjashme me atë të aplikuar në Gjeorgji dhe Ukrainë.

Forcat kufitare të Estonisë po përballen me pengesa teknologjike në monitorimin e territorit të tyre. “Ne përdorim dronë, helikopterë dhe avionë për mbikëqyrje, por ka një bllokim të vazhdueshëm të sinjaleve GPS nga Rusia, e cila ndikon ndjeshëm në operacionet tona,” tha një zyrtar estonez.

Ndërkohë, Camille Grand, ish-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Investimet e Mbrojtjes, vlerëson se Moska ka më shumë gjasa të synojë vende jashtë NATO-s, si Moldavia, për të shmangur një hakmarrje të drejtpërdrejtë ndërkombëtare. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se, edhe në rast të një paqeje të mundshme në Ukrainë, Rusia do të vazhdojë me strategji të tjera destabilizuese, si dezinformimi, lufta kibernetike dhe spiunazhi në Detin Baltik.

Analistët po ashtu diskutojnë për reagimin e aleatëve perëndimorë nëse Estonia bëhet objektiv i një sulmi. “A do të rrezikonin SHBA, Franca, Italia apo Britania e Madhe një luftë me Rusinë për Narvën, një qytet të vogël në kufirin lindor?” pyet BBC në analizën e saj, duke paralajmëruar se një mosreagim nga NATO mund të inkurajojë Kremlinin për veprime më agresive.

Një pushtim i mundshëm rus do të destabilizonte të gjithë rajonin e Baltikut, duke frikësuar investitorët e huaj dhe duke ndikuar në ekonominë rajonale. Për më tepër, ekziston një shqetësim i madh në Estoni se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të çojë në reduktimin e pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë.

“E gjithë NATO ndihet e ekspozuar. Të gjithë në Balltik dhe në Evropën Lindore ndihen të kërcënuar nga Federata Ruse,” theksoi një burim ushtarak për BBC.

Përballë kësaj situate, Estonia po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse përmes investimeve në bunkerë dhe teknologji ushtarake të avancuar, përfshirë dronët. “Ne nuk kërkojmë një luftë, por nëse ndodh, jemi të përgatitur për të mbrojtur vendin tonë,” shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?