Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se situata nga përhapja e coronavirusit mund të përkeqësohet ndërsa në Kinë numri i të vdekurve ka kaluar në mbi një mijë.
Ndonëse me ritme shumë të ngadalta në disa zona të shtetit aziatik ka rinisur jeta edhe pse me frikën e virusit.
Dhe për të pasur sa më shumë siguri në një provincë në Kinën Qendrore është ndërtuar një pajisje e cila mund të sterilizojë qytetarët për gati 20 sekonda.
Kalimi mes bimëve të gjelbërta, ajrit të mjegullt dhe qëndrimi brenda një “tuneli janë mundësi të reja për njerëzit në Chongqing, të dezinfektohen para fillimit të punës.
Një kompani në qytetin jugperëndimor të Kinës tha se ndërtoi dy sisteme sterilizuese brenda dy ditësh për të spërkatur punëtorët në një kompleks industrial me dezinfektues para se të fillonin punën.
Tuneli është i pajisur me detektorë infra të kuqe që aktivizojnë një lloj përbërësi kur një person hyn, dhe procesi i spërkatjes mund të zgjasë nga 10-20 sekonda.
Një menaxher i kompanisë u shpreh për mediat vendase se mjegulla prodhohet nga dezinfektuesit mjekësorë dhe ka një motor për të pompuar lëngun kur është e nevojshme. Ai gjithashtu shtoi se dy objektet e dezinfektuesve mund të plotësojnë të paktën nevojën e një mijë njerëzve.
Kina raportoi të Mërkurën numrin e më të vogël të rasteve të reja të korona virusit që nga janari. Sipas disa ekspertëve shpresohet se përhapja e virusit do të und të ndalet vetëm në muajin prill edhe pse frika ka përfshirë tashmë shumë vende të botës.