English

Frika nga coronavirusi, OBSH i jep dritën jeshile zhvillimit të Lojërave Olimpike në Tokio

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lojërat Olimpike 2020 mund të zhvillohen në Tokio dhe nuk është e nevojshme të anulohen për shkak të Convid-19, njohur gjerësisht me emrin coronavirus, i ka thënë OBSH, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, sipas koordinuesit të këtij komiteti.

- Advertisement -

Eventi sportiv 17-ditor pritet të nisë më 24 korrik. John Coates tha se Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ishte këshilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë “të mos anulonte lojërat apo të zhvendoste vendndodhjen e tyre, pasi nuk është vërtetuar ndonjë rast emergjence” për të marrë në hap të tillë.

Përhapja e Convid-19, me epiqendër në qytetin kinez Wuhan, ka nxitur anulimin e disa ngjarjeve sportive ndërkombëtare, si dhe garat kualifikuese të Lojërave 2020 për boksin dhe badminton, që duhej të zhvilloheshin në Kinë.

Coates tha se koordinimi midis grupit të komisionit organizativ të task forcës së virusit dhe autoriteteve të tjera kombëtare përforcoi besimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar se situata ishte duke u adresuar siç duhet.

Zyrtarisht 63.851 të infektuar, nga të cilët 1380 kanë humbur jetën në Kinë. 13 mijë raste janë të konfirmuara përmes diagnostikimit me mënyrën e re me rreze X.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?