English

Frika nga COVID-19, 35 vende të botës anulojnë aktivitetet sportive

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tridhjetë e pesë vende të botës kanë anuluar aktivitetet sportive mes frikës së përhapjes së mëtejshme të coronavirusit COVID-19.

- Advertisement -

Italia si shteti më I prekur në Evropë nga coronavirusi, ka pezulluar të gjitha ndeshjet e kampionatit më të rëndësishëm në vend, Seria A. Ndërkaq raportohet se ndeshja Inter-Ludogorets, e cila ndodh në kuadër të Kupës së Kampionëve UEFA, do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa tifozë ditën e enjte.

Teksa ende pritet për një konfirmim të mëtejshëm të ndeshjes Irlandë-Angli, e cila do të zhvillohet në Itali, Kina ka anuluar garat e makinave Formula Uno që do të mbaheshin në muajin Prill.

Frika e përhapjes së virusit ka ndikuar edhe në zhvillimin e aktiviteteve sportive në Japoni, një vend, i cili është në prag të nisjes së lojërave olimpike Tokio 2020.

Përgatitjet për Olimpiadën do të vazhdojnë ka deklaruar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ndërkohë që pritet një vendim për zhvillimin e lojërave deri në fund të majit. Gjithashtu Japonia ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet e futbollit, ndërsa maratona e Tokios do të zhvillohet vetëm për atletët profesionistë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?