Frikë nga dimri i ardhshëm, ekspertët: Problemet me energjinë nuk kanë mbaruar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon, evropianët i kanë kthyer sytë nga dimri i ardhshëm me të njëjtat shqetësime. A do të mjaftojnë rezervat me gaz për të shmangur ndërprerjen e energjisë përpara stinës së ftohtë? Për shumë ekspertë, kriza nuk ka marrë fund.

“Për të zgjidhur një krizë energjetike duhet të investosh në prodhimin shtesë, gjë që nuk e kemi bërë ende. Ajo që Komisioni Evropian ka bërë deri tani ka qenë ofrimi i subvencioneve për të ndihmuar qytetarët të përballen me faturat në rritje, por nuk ka ndërmarrë projekte të reja,” – u shpreh profesori i shkencave Thierry Bros.

Për t’iu përshtatur reduktimit masiv të gazit rus, Bashkimi Evropian ka zgjedhur vetëpërmbajtjen energjetike dhe është kthyer për nga furnizues të tjerë, duke importuar gaz natyral të lëngshëm sidomos nga Shtetet e Bashkuara. Gara për gaz natyral të lëngshëm ka krijuar nevojën për terminale të posaçme. Gjermania ndërtoi tre të tillë vetëm në janar.

- Advertisement -

Si rezultat i kësaj strategjie, stoqet me gaz në Bashkimin Evropian qëndruan në rreth 68% deri më 30 maj, një nivel i lartë për periudhën. Por pavarësisht dritës së gjelbër, ekspertët nuk e kanë përjashtuar ende skenarain më negativ për stinën e ardhshme. Ndër faktorët rëndues janë dimri i ashpër, por edhe periudhat e nxehta.

“Është mënyra se si këtë verë, thatësira mund të krijojë një krizë uji në Evropë, me një impakt si në gjenerimin hidroelektrik ashtu edhe në atë bërthamor të energjisë. Ndaj është një faktor i rëndësishëm që nuk do të ketë një efekt direkt në konsumimin e gazit, por do të ketë një impakt direkt në atë të elektricitetit. Gjithashtu do të ketë një efekt indirekt në rastin se do të përdorim më shumë gaz për të prodhuar elektricitet,” – tha Patrice Geoffron, drejtor i Qendrës për Gjeopolitikë dhe Minerare.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë ka identifikuar një tjetër kërcënim për sigurinë energjetike të Evropës: rritjen e kërkesës për gaz natyror nga Kina; një garë në të cilën Rusia do të luajë një rol kyç.

LEXONI GJITHASHTU:

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Samiti i Berlinit/Rekomandimet e shoqërisë civile për zbatimin e Agjendës së Gjelbër

Për klimën dhe ndikimin e saj në jetën e secilit prej nesh flitet shumë, e gjithmonë e më shumë do flitet në vitet në...

Të blini një pronë apo të prisni për ulje çmimesh? Këshillon agjenti

Agjenti imobiliar, Aleks Gjergji tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se pavarësisht numrit të lartë të ndërtimeve, çmimet nuk do të...

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet’, Kreshnik Spahiu sulmon Ramën

Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now në Euronews Albania se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Sipas tij, në asnjë vend...

TË FUNDIT

Kërcënime me jetë, reagon komuniteti i prokurorëve: Nuk lëkundemi

Komuniteti i prokurorëve të Shqipërisë ka reaguar sa i takon kërcënimit me jetë që i është bërë tre kolegëve të tyre. Ata kanë shprehur solidaritetin...

10 vjet nga tragjedia ne Lampedusa, 368 emigrantë humbën jetën

Në Lampedusa u përkujtua 10-vjetori i fundosjes së një anije emigrantësh që mori 368 jetë njerëzish. Qindra u mblodhën në ishullin italian, për nder...

Sondazh

Si i vlerësoni qëndrimet e kryeministrit Kurti për situatën në veri të Kosovës? Kush ka të drejtë?
×