English

Fshehu një person në bagazh në mënyrë që të kalojë kufirin, arrestohet 25-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 25-vjeçar i cili ka tentuar të ndihmojë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme një 20-vjeçar, duke e fshehur në bagazhin e automjetit që drejtohej nga 25-vjeçari me iniciale M. Ç.

- Advertisement -

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 20-vjeçarin që ishte fshehur në bagazhin e automjetit si dhe ka sekuestruar automjetin dhe 2 aparate celularë.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip “BMË”, që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur  shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.

Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit  M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve”, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë  Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprimeve të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?