English

FSK-së i shtohen edhe 251 ushtarë të rinj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kosovë, u betuan dhe u certifikuan sot me ceremoni të veçantë 251 ushtarët të rinj të FSK-së.

- Advertisement -

Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u tha ushtarëve të rinj se ishin ‘ëndrra më e madhe e popullit tonë, kurse sot jeni realiteti më frymëzues e më krenar që kemi’, shkruan KosovaPress.

“Ne jemi të qëndrueshëm e të pathyeshëm si Adem Demaçi dhe jemi trima si Adem Jashari. Dy Adema na udhëheqin neve, njëri në aspektin politik, tjetri në aspektin ushtarak. Të dy bashkë do të mbesin prijësit tanë të përjetshëm”, tha ndër të tjera Mehaj.

Ndërsa, zv.komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, kolonel Mehmet Lladrovci, duke iu drejtuar ushtarëve, familjarëve dhe të pranishmëve, theksoi se 251 ushtarët e rinj kanë kaluar me sukses të plotë stërvitjen ushtarake bazë.

Më pas, ai i uroi atyre suksese në sfidat e radhës në ushtri, ndërkaq familjarët e tyre i falënderoi për përkrahjen e dhënë.

Në ceremoni u prezantuan edhe emrat e ushtarëve dhe instruktorëve më të dalluar përgjatë nëntë javëve të kursit përkatës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?