English

Ftesa besëprerë për darkën e fundit, kur u pikas në restorant vrasësi i Liridonës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku Naim Murseli porositi vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

- Advertisement -

Sipas mediave të Kosovës, përpara ngjarjes së rëndë, përmes një “ftese besëprerë”, Naim Murseli dhe Liridona Ademaj darkuan bashkë mbrëmjen e së mërkurës, e cila do të ishte edhe e fundit për viktimën.

Vrasja e Liridonës, sic edhe është thënë, dyshohet se u organizua nga Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Siç shkruan sot portali Indeksonline, Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit.

Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë rrugën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt.

Po ashtu mësohet se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar krimi.

Kujtojmë se Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij.

Kjo deklaratë ishte kontradiktore, pasi rreth dy ditë më parë ai pranoi që kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?