English

Fundjava në “shtetrrethim”, qytetarët dynden për t’u furnizuar për ditët në izolim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 Paraditja e së shtunës shënoi dyndje njerëzish në tregje të hapura, supermarkete dhe dyqane lagjesh si pasojë e kufizimit të lëvizjeve të vendosura për fundjavën, nga ora 13 e së shtunës deri në 5 të mëngjesit të së hënës.

- Advertisement -

Flukset e mëdha të njerëzve, siç vërehet edhe nga fotot e mbledhura nga redaksia e Euronews Albania, në shumë raste kanë pamundësuar distancën e sigurisë mes qytetarëve.

Qytetaret_ne_radhe_duke_bere_pazar.jpg

Ndonëse edhe farmacitë kanë përjetuar frekuentim të shtuar gjatë orëve të paradites, pjesa më e madhe e njerëzve janë dyndur drejt sigurimit të produkteve ushqimore.

Qarkullimi kufizuar i automjeteve ka qenë i shtuar gjatë këtyre orëve, ndërsa në përgjithësi, vërehet një fluks më i madh i përdorimit të motoçikletave dhe biçikletave. Më herët, autoritetet kanë njoftuar se përveç Policisë edhe Forcat e Armatosura do të patrullojnë në çdo lagje për të siguruar zbatimin e kufizimit të lëvizjeve.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?