English

Fundjava vendimtare në Angli, a do të mund fati ta ndihmojë Arsenalin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Java e fundit do të jetë spekatakolare dhe tejet emocionuese në kampionatin anglez, aty ku Arsenali e Manchester City luftojnë për titullin kampion, ndërsa janë 90 minuta larg tij. Fatkeqësisht bileta është vetëm për njërin prej tyre, e shanset janë që the Cityzens të konfirmohen sërish kampionë, për herë të 4-të radhazi, por surprizat nuk do të mungojnë. Të besuarit e Guardiolës përballen me West Ham në shtëpi, ndërsa në anën tjetër londinezët e Artetës janë gati për Evertonin. Të dyja skuadrat i zhvillojnë ndeshjet përmbyllëse në shtëpi, ndaj pas 90 minutave do të ketë festë.

- Advertisement -

Rivaliteti përgjatë këtij sezoni ka qenë i madh, në garë ishte dhe Liverpool i dorëzuar pak javë më parë, ndërsa të vetmet që arritën të ruajnë ritmin janë Man City e Arsenali. Krerët e Federatës Angleze të Futbollit kanë vendosur që të 10 sfidat të luhen në të njëjtën orë, konkretisht nëë 17, në mënyrë që dhe ekipet të mos demotivohen, por pavarësisht orarit, ato kanë mundësi të ndjekin njëra-tjetrën në distancë.

Atmosfera është pozitive, grupi është i plotë, por Guardiola është më i avancuar në fitimin e titullit. Qytetarët janë në krye të tabelës, me 88 pikë të grumbulluara, ndërsa goonersat kanë 2 pikë më pak në vendin e dytë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?