Rreth 12 marinarë që po lundronin në Oqeanin Atlantik janë shpëtuar nga roja bregdetare dhe një anije lundrimi, pasi anija e tyre u fundos. Sipas mediave të huaja, anija e vogël e ngarkesave ‘Two Brothers’ u fundos rreth 30 milje në veri të Puerto Plata, Republika Dominikane.
Anija e afërt e lundrimit ‘Carnival Vista’ u nis për në vendngjarje pasi mori një sinjal alarmi emergjent.
Ekuipazhi i anijes më pas zbarkoi një gomone me gjashtë persona në bord.
LEXONI GJITHASHTU:
- Sulmi në Iran/ Vriten 11 policë, disa të tjerë të plagosur
- “Rama do e rrethojë Berishën me policë në selinë e PD”, Çani zbulon çfarë do ndodhë