Mijëra qytetarë u mblodhën në rrugët e Bagdatit këtë të shtunë në funeralin e Qassem Soleimanit, gjeneralit Iranian, i cili u vra të premten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu i forcës elitare “Quds” të Iranit u vra në orët e para të mëngjesit të së premtes pas një sulmi të armatosur ajror në aeroportin e Bagdadit.
Pas ngjarjes, Irani është zotuar për hakmarrje të ashpër, duke ngritur frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ai urdhëroi sulmin për të parandaluar një konflikt të mundshëm.
Shumë prej atyre që dolën në rrugë u veshën me të zeza, dhe në dorë mbanin flamuj irakenë dhe flamuj të militantëve të mbështetur nga Irani, të cilët janë besnikë të ashpër ndaj Soleimani.
Disa protestues thirrën “Vdekje për Amerikën”!, raporton AFP.