English

Furnizoi Romën me kokainë, del nga burgu ‘mbreti shqiptar i trafikut të drogës’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dorian Petoku, i cilësuar si ‘mbret i trafikut evropian të drogës’ i dënuar me 12 vite burg, ka dalë nga qelia dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.

- Advertisement -

Sipas mediave italiane, ai do të pajiset me një byzylyk elektronik për t’i kontrolluar lëvizjet, dhe pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”.

Raportohet se gjatë analizave që iu bënë Petokut nga mjekët shqiptarë, ai rezultonte narkoman, edhe pse ndodhej në qelitë e burgut.

Patoku u arrestua në Tiranë në 30 janar të 2019 si pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por u deshën dy vite për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ai ekstradua në 21 tetor të vitit të kaluar (2021) në Itali, por dënimi i tij në burgjet italiane zgjati vetëm një vit, pasi gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Siç shkruajnë dhe mediat italiane, Petoku nuk është një kriminel i zakonshëm, pasi ai është kushëriri i Arben Zogut dhe paraardhësi i Elvis Demçes , i vetëshpallur “Zot”.

“Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë, qytet me 113.000 persona, që është bërë skenë për grupe të shumta kriminale që ato pasurohen duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë”- thuhet në artikullin e mediave italiane.

46-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik lëndësh narkotike dhe si furnizuesi me drogë i organizatës kriminale drejtuar nga ultrasi i Lazios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën “Diabolik”, i cili u ekzekutua me 7 gusht të 2019-s në një park në Romë.

Petoku ka qenë në qendër të hetimeve të rëndësishme të Prokurorisë së Romës në dy operacione të bujshme: atë të “Brasile low cost” si dhe “Grande raçordo anulare”.

Petoku është cilësuar një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka “mbytur” Romën me kokainë, marijuanë dhe armë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?