English

Fushatë kundër miliarderëve në SHBA

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fushata elektorale e kandidatëve demokratë për president në SHBA ka pasur në fokus miliarderët. Senatorët Berni Sanders dhe Elizabeth Uorren kanë sulmuar rivalin e tyre Majkëll Blumberg në mitingjet përkatëse, duke thënë se Amerika është demokraci dhe jo oligarki.

- Advertisement -

Gjatë fjalës së tij, senatori i Vermontit tha se pavarësisht se miliarder, nuk do të mund t’i blejë zgjedhjet për nominimin demokrat.

“Sonte u themi këtyre miliarderëve që po shpenzojnë disa qindra milionë dollarë në mbështetje të kandidatëve që përfaqësojnë të pasurit dhe të pushtetshmit, i themi zotit Blumberg, se jemi një demokraci, jo oligarki. Ti nuk do t’i blesh dot këto zgjedhje”, u shpreh z. Sanders.

Sanders e ka krahasuar Blumberg, që po garon gjithashtu për nominimin demokrat, me presidentin republikan Donald Trump, duke thënë se të dy ata janë miliarderë që përdorin pasurinë për të përkulur një sistem politik të korruptuar.

Edhe senatorja Elizabeth Uorren kritikoi miliarderët, përfshirë Blumberg, dhe apeloi për unitet teksa bëri fushatë në Nevada.

Uorren u tha simpatizantëve se plani i saj për të taksuar të pasurit mund të ketë trembur miliarderët dhe pikërisht për shkak të frikës Blumberg ka hyrë në lojë.

“Ka disa njerëz që nuk e pëlqejnë këtë. Dhe le të jemi më të sinqertë, janë miliarderët që nuk e pëlqejnë. Disa kanë dalë në televizor duke qarë, ndërsa të tjerë kanë garuar për president. Ndoshta menduan se ishte më lirë se sa një taksë për të pasurit”, u shpreh znj. Uorren.

Ajo foli dhe për idenë për taksimin e të pasurve dhe të tjera i ka marrë nga demokratë që kanë lënë garën, duke thënë se planet e mira duhen pranuar ngado që vijnë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?