English

Futbolli i fëmijëve, një hallkë shumë e rëndësishme në zhvillimin e këtij sporti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Janë të vegjël në moshë, por ama është dëshira dhe përkushtimi që kanë për futbollin që i bën ata të duken futbolliste të vërtetë.

- Advertisement -

E teksa i sheh, është loja e tyre që nuk të lë vend për asgjë tjetër veçse të shijosh spektaklin që këta fëmijë dhurojnë. Ekipet e moshave janë një pjesë shumë e rëndësishme e futbollit në Shqipëri nëse duam që në të ardhmen të kemi sërish shkëlqimin këtij sporti

“Kjo është jetike. Futbolli i bazës është ajo që është neglizhuar më shumë gjithë këto vite. Për arsye të ndryshme për tranzicionin e gjatë që kemi kaluar, shpërqendrimin e madh, neglizhencën e klubeve sepse donin të arrinin rezultat të menjëhershëm dhe e zgjidhin me blerje të lojtarëve të huaj në përgjithësi mediokër, por kemi harrur gjithë këto kohë themelet e futbollit që është futbolli i fëmijëve”, tha Redi Jupi, specialist futbolli.

Puna është kryefjala e çdo gjëje, e as futbolli nuk bën përjashtim

“Talenti është 90% punë dhe 10% pasion. Talente ka nëse punohet mirë nëse punohet përditë nëse ka investimet e duhura dhe pasionin e duhur për t’u marrë me këtë moshë. Por të jeni të sigurt që nëse punohet siç duhet frytet do vijnë dhe këto lojtarë që ju shikoni këtu mund të luajnë nëpër klubet tona, nëpër ekipet tona kombëtare dhe pse jo jashtë Shqipërisë”, shtoi z. Jupi.

Për Redi Jupin, Shqipëria është një vend ku konsumohet dhe flitet shumë për futbollin por pak praktikohet.

“Ne jemi në momentin që ne na duhen sa më shumë fëmijë pasi nëpërmjet masivitetit ne do të nxjerrim edhe elementë cilësorë”, theksoi specialisti i futbollit.

Deri tani akoma nuk ka një plan të qartë për zhvillimin e futbollit të moshave edhe pse duhet thënë së Federata e Futbollit ka nisur punën për një kampionat kombëtar.

“Kjo është e vonuar. Duhej bërë më përpara. Vërtetë infrastruktura nuk është se na shkëlqen që të kemi që të këtë gjithandej, gjithsesi aq infrastrukturë sa për ta bërë një kampionat serioz kombëtar të U 13 neve e kemi”, u shpreh Redi Jupi. Pjesë e rëndësishme është edhe kampionati U21, por jemi ende në pritje të planit që pritet t’i japë jetë këtij projekti.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?