English

Futbolli kërkon ndihmë, liga profesioniste dhe sindikata e futbollistëve kërkesë për qeverinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kriza ekonomike pritet që të godasë dhe botën sportive, e cila ka kontrata të majme dhe rreziku është mjaft i madh që të krijohet një situate aspak të favorshme për punëmarrësit.

- Advertisement -

Liga profesioniste e futbollit I ka bërë një kërkesë qeverisë që të përkrahet financiarisht dhe 10 skuadrat e Kategorisë Superiore.

Përmes letrës së dërguar kërkohet që 10 klubet e Superiore kompensohen si vendim i Këshillit të Ministrave për dëmet e shkaktuara si pasojë e pandemisë COVID-19.

Po ashtu dhe sindikata e futbollistëve profesionistë në Shqipëri i ka bërë një kërkesë kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë shqiptare që të merret në konsideratë kërkesën e bërë nga Liga Profesioniste e Futbollit, për tu ardhur në ndihmë futbollistëve dhe stafeve teknike e administrative të klubeve shqiptare.

Sindikata kërkon që në këtë listë të përfshihen dhe skuadrat e Kategorisë së Parë, kategorisë së Dytë dhe futbollit të femrave që kanë një kontratë të rregullt ekzistuese, duke argumentuar kërkesën, se bota e sportit është një nga sektorët më të goditur nga pandemia COVID-19.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?