English

Futbollistët e Kombëtares apel qytetarëve: Rrini në shtëpi, së bashku do ia dalim!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas përhapjes së shpejtë të Covid-19 në Shqipëri dhe rritjes së numrit të të prekurve nuk kanë munguar thirrjet për kujdes ndaj qytetarëve. Krahas aepelit të autoriteteve shëndetësore dhe politikës, ftesë për kujdes të shtuar kanë përcjellë edhe futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë.

- Advertisement -

Me mesazhe të shkurtra, por mbi të gjitha esenciale, futbolistët ftojnë bashkëkombasit e tyre të ndjekin rregullat dhe te qëndrojnë në shtëpi pas përhapjes së pandemisë botërore të COVID-19. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, nga Spanja, përmes një video-mesazhi fton shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të tregojnë kujdes në këtë situatë të vështirë, e cila tashmë ka kapluar të gjithë botën.

“Përshëndetje të gjithëve këtu nga Malaga! Do t’ju lutesha  të qëndrojmë në shtëpi dhe të bëjmë kujdes në këtë moment të vështirë që po kalon gjithë botë. Të bëjmë kujdes dhe të qëndrojmë në shtëpi!”,  shprehet Sadiku.

Mbrojtësi i Kombëtares Mërgim Mavraj krahas lutjes që bën për këtë situatë të rëndë shoqërore, fton pa dallim shqiptarët të rujanë veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Vëllezër dhe motrat e mia, ju lus mos u largoni nga shtëpitë  tuaja. Mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe shëndetin e të tjerëve. Zoti na ruajtë të gjithëve!”, u shpreh Mavraj.

Apelit të Mavrajt dhe Sadikut i është bashkuar edhe Keidi Bare.  Ai shprehet se duke u bërë bashkë dhe duke respektuar rregullat, të gjithë do të triumfojmë mbi të keqen.

“Për të mbrojtur veten dhe të tjerët duhet të qëndromjë në shtëpi. Së bashku do ia dalim!”, thekson  ai.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?