English

Futbollistët më të shtrenjtë, dominojnë lojtarët e Kukësit dhe Partizanit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas gjysmës së parë të kampionatit dhe mbylljes së merkatos, rrjeti i mirënjohur i transfermarkt ka azhurnuar dhe vlerën e disa prej lojtarëve të Kategorisë Superiore.

- Advertisement -

Spikat që në 10 lojtarët më të shtrenjtë të Superligës dominojnë lojtarët e Partizanit me 4 futbollistë dhe Kukësit me tre lojtarë.

Në vendin e parë ndodhet Vasil Shkurtaj që ka vlerën e 575 mijë eurove. Sulmuesi ka shënuar 14 gola deri më tani, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë, çka ka bërë që dhe vlera e kartonit të tij të rritet.

Pas tij renditet një tjetër lojtar i Kukësit, me Kristal Abazajn që vlerësohet me 20 mijë euro më pak.

Pas tyre me radhë vijnë Sherif Kallaku, Lorenc Trashi dhe Jurgen Bardhi. Bien ë sy që shënuesi më i mirë, Kirian Nuabueze ndodhet në vendin e gjashtë, i vlerësuar me shifrën prej 500 mijë eurosh.

Për të gjetur një lojtar të Tiranës duhet të zbresim në vendin e nëntë ku Edon Hasani ka vlerën e 375 mijë eurove.

Klasifikimi i dhjetë më të mirëve mbyllet me Erlad Çinarin, që po ashtu ka zhvilluar një gjysmë sezoni mjaft të mirë dhe rendimenti i tij ka ardhur në rritje.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?