Romelo Lukaku dhe Lautaro Martenez janë dyshja e momentin në Serinë A. Në ndeshjen përballë Napolit ata treguan se sa të rëndësishëm janë për Interin pasi arritën të shënonin të tre golat që e mbajnë ekipin e drejtuar nga Antonio Conte, në vendin e parë të Serisë A me 45 pikë, po aq sa Juventusi.
Paraqitjet e mira që kanë bërë në këtë fillim sezoni pa diskutim që e kanë rritur ndjeshëm vlerën e këtyre dy futbollistëve. Sipas një studimi të observatorit të futbollit, ata janë dy lojtarët më të shtrenjtë në kampionatin italian për momentin.
Lautaro Martinez tashmë kushton 115 milionë euro, ndërkohë që Lukaku 100 milionë euro.
Së bashku ata kanë arritur të realizojnë 23 gola në kampionatin Italian dhe tashmë janë dyshja më e shtrenjtë në Serinë A, që kushton plot 215 milionë euro.
Ndërkohë që në vendin e parë si lojtari më i shtrenjtë është francezi Kylian Mbappe, që vlerësohet 265 milionë euro. Lionel Messi është vetëm lojtari i tetë më i shtrenjtë me 125 milionë euro, ndërsa Cristiano Ronaldo është akoma më larg. Portugezi tashmë vlen 80 milionë euro.