English

Gara klasike europiane e çiklizmit zhvendoset në botën virtuale prej coronavirusit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një garë historike çiklizmi europiane, e famshme për kalimet në rrugët me kalldrëm, sivjet do të zhvillohet virtualisht.

- Advertisement -

Trembëdhjetë profesionistë do të pedalojnë biçikletat e tyre përmes një gare virtuale.

Drejtori ekzekutiv i turit tha se shtyrja e garës deri në vjeshtë nuk iu duk një opsion i përshtatshëm.

“Menduam se nuk mund të presim deri atëherë, na duhet të gjejmë diçka që do të sjellë risi”, tha Tomas va nden Spiegel.

Normalisht, rrugët e rajonit belg të Flandrës, do të mbusheshin me tifozë të shumtë përgjatë pistës 267 kilometra të gjatë që kalon nga Anversa në Oudenarde.

Mbi 175 çiklistë do të merrnin pjesë në garën e vështirë dhe ndonjëherë të rrezikshme në pistën e cila kalon në rrugët me kalldrëm.

Por tani bota çiklizmit, ashtu si shumë të tjera, po vrasin mendjen sesi do të rikuperojë nga recesioni global për shkak të pandemisë coronavirus.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?