English

Gara për kreun e BKH-së, SPAK zbulon emrat e pretendentëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nga 40 persona që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në garë kanë mbetur vetëm 18 aplikantë.

- Advertisement -

Mes të kualifikuarve për në fazën tjetër janë: Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, drejtori i Kufirit dhe Emigracionit, Eduard Merkaj si dhe Ardian Çipa, i cili ka mbajtur poste drejtuese në Policinë e Tiranës dhe Policinë e Shtetit,  Adriatik Ago,  drejtori i shërbimit për çështjet e Brendshme.

Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet te plotësoje disa kritere, si: të ketë mbajtur për të paktën 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”, te ketë mbi 5 vjet përvojë pune në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda.

Pas kësaj faze, aplikantët i nënshtrohen testit fizik, si dhe do te kryejnë testin e poligrafit që është makina e së vërtetës.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?