English

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare e Hetimit, SPAK cakton datat për intervistat e 8 kandidatëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së zhvilloi në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komisionit Ndërkombëtar), mbledhjen e radhës, lidhur me procedurën e organizimit të intervistave të kandidatëve të kualifikuar deri në këtë moment për këtë pozicion.

- Advertisement -

Në përfundim, Komisioni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndodhur në adresën : Rruga “Jordan Misja”, Nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do të ketë një orë në dispozicion, për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes.

I gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavarur i Rishikimit (Komisioni Ndërkombëtar), “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Intervistat do kryhen në rendin alfabetik si më poshtë:

Në datën 26.02.2020

1. Aida Veizaj, ora 10.00
2. Ardian Çipa, ora 11.00
3. Artur Beu, ora 12.00
4. Ervin Hodaj, ora 13.00

Në datën 27.02.2020

1. Gentjan Shehaj, ora 10.00
2. Lindita Nushi, ora 11.00
3. Idajet Faskaj, ora 12.00
4. Ylli Pjetërnikaj, ora 13.00

“Komisioni i Përzgjedhjes gjithashtu sqaron që spekulimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta. Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Sikurse është përcaktuar në Ligjin Nr.95/2016 për SPAK-un, raportet e ekzaminimeve të poligrafit ‘do të merren në konsideratë’ nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera.

Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve.

Faza përfundimtare për përzgjedhjen e kreut të BKH-së përfshin testimin poligrafik, ose siç njihet ndryshe, makina e së vërtetës dhe intervistën finale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?