English

Gara për kreun e Byrosë së Hetimit, Hajdari: Në pranverë goditjet e para të zyrtarëve të korruptuar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 10 janar pritet të hapet gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një tjetër institucion i rëndësishëm i sistemit të ri të drejtësisë, që pason krijimin e SPAK.

- Advertisement -

Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH është policia gjyqësore e Prokurorisë Speciale dhe një hallkë mjaft e rëndësishme në funksionimin e këtij institucioni.

Ky institucion në dy vitet e tij të para do të asistohet dhe monitorohet nga partnerët ndërkombëtarë të cilët mbështetën reformën në drejtësi.

Më herët, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë në përbërje 60 hetues.

Në studion e Euronews Albania, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari e cilësoi BKH një histori suksesi, duke u shprehur i bindur se ky institucion, duke qenë se do të mbledhë profesionistë, njerëz të mirëpaguar e të trajnuar nga vende që kanë përvojë të suksesshme në këtë fushë si SHBA, patjetër që do të arrijë sukses në hetimin e dosjeve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, duke nisur që nga pranvera e këtij viti.

“Trupa e këtij institucioni do të kalojnë një vetting të plotë, do të jenë njerëz të mirëpaguar dhe trajnuar nga SHBA dhe BE.

BKH do të marrë përvojën më të mirë të SHBA-ve, që janë të suksesshëm në luftën ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Do të jetë një histori suksesi.

Pagat e mira, trajnimi dhe dashuria për vendin e këtyre njerëzve do të çelin një luftë të suksesshme kundër korrupsionit për dosje që janë mbyllur padrejtësisht ose nuk janë hetuar. Dëmtimi i madh që i ndodhi prokurorisë është peshqesh i politikës, që i emëronte politikisht prokurorët dhe anëtarët e gjykatave. Kur themi që peshku prishet nga koka, edhe për sistemin e njëjta gjë është.

Ne i përmbysëm këto sisteme. Sot SPAK është një institucion totalisht i pavarur dhe BKH besoj në fund të janarit fillim i shkurtit do të jetë e strukturuar dhe pranvera do ta gjejë me goditjet e para të zyrtarëve që kanë dosje të hapura apo dosje që do të hapen”, – tha Hajdari në Euronews Albania.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?