Prokuroria e Përgjithshme ka sekuestruar 20 milionë euro pasuri të Ndue Gjergjit dhe familjarëve të tij
Akuza që rëndon është ajo e “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Policia ka bërë me dije disa nga pasuritë e sekuestruara dhe bëhet fjalë për: 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi P.(N). Gj. i cili ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve,” – thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prokuroria e Përgjithshme sekuestron 20 milionë euro pasuri në Tiranë
- Megaoperacioni i SPAK/ Gazetari: Një celular i sekuestruar, ka prova të rëndësishme