Gastriti, inflamacioni i mukozës së stomakut ose thënë ndryshe shtresës që vesh stomakun, ishte tema e sotme që u diskutua në Euronews Weekend me gazetaren Greta Topjana.
Për të shpjeguar faktorët që ndikojnë dhe atë çka e bën më të përhapur, analizës ju shtua në një lidhje live mjekja Aurora Meta-Dollenberg, nga Gjermania.
“Ka qenë me kërkesë të një pacienteje shqiptare që të xhirohej ajo video për t’ju përgjigjur qindra pyetjeve që lidhen me këtë temë. Gëzohem që këtë temë po e trajtojmë në mëngjes, pjesë e ditës ku gastriti paraqitet më shumë, me dhimbjen në pjesën e sipërme të barkut, me djegie, me refluks sidomos të cilat priren që të kalojnë në pjesën e sipërme të ezofagut. Pse mëngjesi? Acarimi i mukozova të brendshmë të stomakut ndodh në mëngjes sepse 90% e pacientëve që janë më gastrit vuajnë edhe nga stresi. Dimë që nga ora 5 e mëngjesit rritet niveli i kortizonit dhe në momentin që niveli i kortizonit rritet ne mund të zgjohemi. Disa pacientë kanë rritje shumë të lartë të kortizonit duke bërë që organet e ndjeshme si stomaku dhe orrët të prodhojnë nivel trë lartë aciditeti, që më pas shkaktopjnë edhe gastritin,” –shpjegoi doktoresha.
Sipas saj, një formë për të shmangur simptomat e gastritit është shamngia e përdorimit të disa erëza si piperi ose i ushqimeve pikante, konsumimi në nivel të lartë i të cilave rrit nivelin e aciditetit në stomak.
LEXONI GJITHASHTU:
- Infektimi i fëmijëve me COVID, mjekia Kraja shprehet se situata nuk është alarmante
- Shkenca nuk e ndalon konsumin e 1 birre çdo ditë, cili është përfitimi?