English

Gati makina e së vërtetës, Yuri Kim: Do të jetë armë kundër korrupsionit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim shprehu mbështetjen për reformën në drejtësi. Gjatë ceremonisë për certifikimin e ekspertëve shqiptarë që do të kryejnë testin e së vërtetës, ajo tha po ashtu se kjo pajisje është një ndihmë e madhe në luftën kundër korrupsionit.

- Advertisement -

Testi i poligrafit apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës, është gati. Të parët që do t’i nënshtrohen janë kandidatët për drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit e më pas të gjithë ata që do të kandidojnë për hetues pranë BKH-së. Në ceremoninë e certifikimit të 5 ekspertëve shqiptarë të trajnuar nga amerikanët, ambasadorja Yuri Kim tha se kjo pajisje ndihmon strukturat në luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi.

“Do ta cilësoja një gur kilometrik. Përparimi i reformës në drejtësi është një nga elementët e rëndësishëm për të ardhmen. Shqipëria ka ligjin e ri për SPAK-un që kërkon që anëtarët e BKH t’i nënshtrohen testit të poligrafit. Këta ekzaminues do të sigurojnë aftësi për të zbatuar në bazë të ligjit të ri të SPAK.  Ata janë një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor”, – tha Yuri Kim, ambasadore e SHBA-së.

Yuri Kim ritheksoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi, duke përmendur në fjalën e saj edhe heroin legjendar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeun.

“SHBA do t’ju ndihmojë me këto detyra edhe në vitet e ardhshme. Sikurse me përparimin në reformën në drejtësi, SHBA qëndron me qeverinë e Shqipërinë nëse largoni korrupsionin. Jemi këtu, dhe 5 persona nuk janë shumë në numër. Por i hedh sytë tek busti i Skënderbeut. E tregon legjenda. Pak mijëra veta kundër një bote të tërë”, – u shpreh ambasadorja e SHBA.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri me dije se testi poligrafit do të përdoret në të ardhmen edhe për rekrutimet në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?