Shpërndarja e ndihmave humanitare në Gaza po hyn në kolaps për shkak të sulmeve Izraelite, ka deklaruar korrdinatori i OKB-së, James McGoldric. Sipas zyrtarit, oficerët e Hamasit që punonin si gardianë të autokolonave u tërhoqën për shkak të sulmeve dhe kamionët më ndihma ranë pre e plaçkitjeve.
Ndërkohë, shoqatat civile izraelite po ngrenë shqetësimin për dhunimet “sistematike dhe të qëllimshme” seksuale të palestinezëve ndaj shtetasve izraelitë në sulmin e 7 tetorit.
“Nuk bëhet fjalë për një kërkim sasior, por për të kuptuar praktikat e Hamasit. Kur i sheh dhe kur i kupton ato nuk të besohet. Nuk besoj se në historinë e kohëve të fundit dhe madje atë të kohëve të shkuara gjërat mund të ndodhnin brenda pak orësh në mënyrë kaq sadiste dhe brutale. Konstatimet sugjerojnë se terroristët e Hamasit i kanë bërë gjërat në mënyrë sistematike. Mizoritë u verifikuan gjithandej”-tha Orit Sulitzeanu, aktiviste.
Ndërkohë, një fije shprese ka lindur për një armëpushim të mundshëm. Kabineti izraelit i luftës ra dakord për të dërguar një delegacion në raundin e ri të bisedimeve për lirimin e Pengjeve në Paris. Anëtari i kabinetit, Benny Gantz deklaroi se ka sinjale premtuese për progres e po ashtu deklaruan edhe diplomatët amerikanë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Blegtorët e jugut në protestë, kërkojnë plotësimin e kërkesave
- Makinën e largoi një djalë, misteri i vrasjes në Durrës: Kush e ndihmoi 19-vjeçaren