Gazeta e vetme 4-vjeçare në botë ka mbushur kioskat sërish në Francë, me publikimin e edicionit të ri të satirikes “La Buzhi dy Sapër”.
E veçanta e tabloidit me 20 faqe është se del në treg vetëm më 29 shkurt, pra një herë çdo vit të brishtë. Edicioni i saj i parë ishte në 1980-n dhe ky është edicioni i 12-të.
E konceptuar nga një grup miqsh që donin vetëm të qeshnin, “La Buzhi dy Sapër” ka një tirazh prej 200 mijë kopjesh. Çmimi i saj është 4.90 euro dhe ajo i plotëson kostot e saj.
“Pasi edicioni i parë u shit brenda dy ditëve, shitësit e gazetës kërkuan më shumë kopje dhe ne thamë: dakord, por vetëm në një periudhë 4-vjeçare”, ka deklaruar redaktori Zhon d’Indi.
“Gazeta na mbledh sërish. Ne takohemi në një bar dhe propozojmë ide teksa pijmë diçka. Argëtohemi shumë dhe nëse lexuesi argëtohet gjithashtu, atëherë kjo është qershia mbi tortë”, ka shtuar ai.
E vetëpromovuar si anti-politikisht korrekte, “La Buzhi dy Sapër” organizohet si një gazetë e rregullt, me seksione mbi politikën, sportin, çështjet ndërkombëtare, artin dhe thashethemet mbi yjet e shoëbizit.
Por artikujt janë shkruar në formën e komenteve humoristike. Titulli kryesor i këtij edicioni, “Do të bëhemi të zgjuar”, trajton një histori që tregon se si provimet dhe arritjet intelektuale do të bëhen të tepërta nga inteligjenca artificiale.
Gazeta nuk publikohet online dhe mund të blihet vetëm në kioska.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mungesa e shërbimeve në kala, përfitoi 22 mln lekë në 2023, “Rozafa” pa investime
- Anti-izraelit e i lidhur me Kinën, kush është politikani kontravers George Galloway