English

Gazetarët dhe fjala e lirë, studimi ngre shqetësimin: Autonomia e medias e kërcënuar nga politikanët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gazetarët dhe fjala e lirë, Raporti: Autonomia dhe pavarësia e medias e kërcënuar nga politikanët

- Advertisement -

Sipas raportit te Institutit Reuters për Studimin e Gazetarisë, autonomia dhe pavarësia e medias në Evropën qendrore dhe lindore është e kërcënuar nga  politikanët, të cilët sulmojnë verbalisht gazetarët.  

“Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama, u referohet vazhdimisht gazetarëve si “kazan”, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, thotë se media është e “kapur dhe e blerë”.

Sipas raportit, “nuk është aspak befasuese, pasi Shqipëria sapo ka miratuar një seri ligjesh anti-shpifje, duke lejuar agjencitë qeveritare të dëgjojnë ankesa në lidhje me lajmet në portale, të tërheqin lajmet e publikuara, të vendosin gjoba si dhe të pezullojnë aktivitetin e tyre.

“Gazetaret sulmohen edhe nga kolegët e tyre, të cilët diskreditojnë apo njollosin figurën e gazetarëve të cilët punojnë në mediat rivale”, thuhet më tej në raport.

Gazetaria nën kërcënim në Evropën qendrore dhe lindore, u bazua në një studim në internet ku morën pjesë rreth njëqind gazetarë që punojnë në 16 vende të Evropës qendrore dhe lindore. Rezultati u bazua edhe nga intervistat e zhvilluara ne seminare dhe biseda të zhvilluara në Institutin Reuters për Studimin e Gazetarisë.

Sondazhi u krye ndërmjet periudhës 4 nëntor dhe 14 dhjetor 2019. Vendet e përzgjedhura për kryerjen e këtij raporti ishin: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Czecheke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?