Prej ores 09.30 gazetarët po protestojne para Parlamentit kundër paketes “antishpifje“. Përfaqesuesit e medias i kërkojnë qeverisë të tërheqë projektligjet nga procedura parlamentare. gjithashtu ata theksojne se duhen pranuar vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkese e Komisioneres Dunja Mijatoviç.
Paketa ligjore e pagëzuar nga kryeministri si “Paketa Antishpifje“, mori miratimin e komisioneve parlamentare ditët e fundit, si dhe pësoi një seri ndryshimesh që pretendojnë se përmbushin pakënaqësitë e komunitetit të gazetarëve dhe faktorit ndërkombëtar.
Megjithatë gazetarët shprehen se vetë ligji në tërësi është i papranueshëm dhe jo aspekte të veçanta të tij.
Një grup organizatash ndërkombëtare, si dhe Komisioni Evropian ka nxitur rishikim të disa neneve të ligjit duke kërkuar kujdes të veçantë që të mos censurojë median dhe të mos dëmtojë lirinë e fjalës në Shqipëri.
Pas kalimit në komisionet parlamentare me ndryshimet finale, dy projektligjet që përbëjnë paketën antishpifje, pritet të shkojnë sot në parlament për votim.
Në një postim në Twitter të martën kryeministri Edi Rama e mbrojti paketën, duke argumentuar se ligji është dakordësuar me ekspertët ndërkombëtar dhe ata të OSBE.
Lexoni gjithashtu:
“Antishpifja”, OSBE: Kemi punuar për përmirësimin e projektligjit, do të monitorojmë zbatimin
“Antishpifja”, Rama i vendosur: Nesër kalon në Kuvend, punë e dakordësuar 100 për qind me Vjenën
Dunja Mijatoviç: Qeveria shqiptare të rishqyrtojë paketën antishpifje
Flutura Kusari: Qeveria të tërhiqet nga paketa e antishpifjes