Gazetari Flavio Qarri, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euroneës Albania, ku foli në lidhje me situatën në Partinë Demokratike pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gjatë analizës së tij, Qarri u ndal dhe te rikthimi i Lulzim Bashës, të cilin e cilësoi si një rikthim jo të sinqertë.
Sipas gazetarit nëse Basha do të ishte i sinqertë ai do të fliste për situatën e vulës dhe pse nuk mund të bashkohet sërish Partia Demokratike.
Gjithashtu ai theksoi se Basha duhet t’u japë llogari qytetarëve se çfarë ka diskutuar me kryeministrin Rama kur u arrit marrëveshja e 17 majit 2017, si dhe të përgjigjet për takimin që ka pasur me Taulant Ballën.
Qarri e cilësoi ish-kryedemokratin si një person të djegur politikisht.
“Një problem tjetër që unë shoh në sytë e një qytetari të zakonshëm shqiptar ai duhet të sqarojë një tjetër datë, 17 majin e 2017-ës. Ka akoma njerëz, mbështetës të Partisë Demokratike që kanë ende trauma nga çadra. Problemi tjetër i zotit Basha është që duhet të na thotë se çfarë është diskutuar atë natë. Mund të na sqaronte se çfarë ka thënë natën me Taulant Ballën, por pot hemi një natë që është e pamohueshme nga askush. Dihet që kanë kaluar një natë të nxehtë dhe duhet të na thotë si ka qenë performance e palëve”, tha Qarri.
LEXONI GJITHASHTU: