Genc Ferhati një tjetër personazh i njohur në fund të viteve ‘90 dhe fillim të viteve 2000 ka filluar betejën e tij për përfituar nga liria me kusht. Edhe këtë radhë rruga të çon në Gjykatën e Krujës dhe tek gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e njëjta që liroi pak ditë më parë Endrit Doklen.
Genc Ferhati është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Denis Ginës dhe Medina Shehut në 1999. Ndërsa në 2017 u dënua nga Apeli i Krimeve të Rënda me 6 vite heqje lirie për gjobëvënie ndaj një biznesmeni kafeje. Këto dënime u bashkuan në një të vetëm dhe në dhjetor 2018 ai nisi kërkesat e tij për ulje dënimi, kërkesa që në shumicën e rasteve janë pranuar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.
Në një vendim të sajin ajo i ka ulur rreth 2 vite e 6 muaj burg për 9 vite. Gjithashtu, ai ka bërë kërkesa të tjera edhe për amnisti të cilat janë shqyrtuar nga dy gjyqtare të tjera, por ai nuk është paraqitur në proces.
Në këto tre vitet e fundit kanë përfituar nga liria me kusht disa personazhe të tjerë të dënuar për krime të rënda vrasje, trafik droge dhe organizatë kriminale. Lulzim Berisha ish-kreu i bandës së Durrësit u liruan në fund të 2016. Pas tij lanë me radhë qelinë Elidon Kotorri, Gerd Gjinerari, Lulzim Caka, Viktor Ymeri dhe Genc Tafili. Ndërsa në Gjykatën e Tiranës është duke u shqyrtuar edhe kërkesa e Arben Grorit, i akuzuar për vrasjen e Naim Zyberit në një spital ne Milano në 1999.