English

Gërdeci, familjarët e viktimave 2 kërkesa për SPAK dhe GJKKO

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ditën e mërkurë u shty seanca e radhës për çështjen Gërdeci por familjaret e viktimave kanë depozituar 2 kërkesa në GJKKO dhe SPAK.

- Advertisement -

Gjykatës së Posaçme i kërkohet nga familja Durdaj përshpejtim i seancave gjyqësore duke çliruar nga ngarkesa gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka pasi aktualisht për këtë dosje zhvillohet seance çdo 2 javë.

Kërkesa tjetër është depozituar ne SPAK, ku po familja Durdaj qe humbi djalin 7-vjeçar në tragjedinë me 26 viktima dhe qindra të plagosur, kërkon që ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu të caktohet masa e sigurisë ndalim i daljes jashtë vendit.

Familjarët argumentojnë se në rast dënimi si shumë zyrtarë të tjerë Mediu mund t’i shmanget drejtësisë dhe nga ana tjetër mund të ndikojë tek dëshmitarët që pyeten jashtë vendit si në SHBA në funksion të këtij gjykimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?