English

Gëzimi dhe lotët e djalit pas shpëtimit të nënës së tij 176 orë nën rrënoja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Imazhet e reja tronditëse vijnë nga Turqia ku ekipet e shpëtimit po luftojnë ende një garë me kohën për të gjetur të mbijetuarit tetë ditë pas tërmetit shkatërrues.

- Advertisement -

Siç raporton CNN turk, një grua u shpëtua nga rrënojat e Antakias ku kaloi 176 orë. Janë bërë virale fotot që tregojnë djalin e saj duke u gëzuar që nëna e tij është gjallë. Pasi pa ekipet e shpëtimit ta nxirrnin jashtë, ai nuk mundi t’i mbante lotët teksa i thirri nënës së tij.

Lot gëzimi mund të shiheshin edhe në fytyrat e pjesëtarëve të ekipit të shpëtimit, raportojnë mediat turke.

Tetë ditë pas një tërmeti shkatërrues, ka gjithnjë e më pak shanse për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, kështu që operacionet e shpëtimit si ky janë shumë tronditëse. Megjithatë, shpëtimtarët nuk dorëzohen dhe kërkimet vazhdojnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?