English

Gjashtë persona gjenden të pajetë në hotelin luksoz në Bangkok, u helmuan me cianid

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjashtë turistë janë gjetur të vdekur në suitën e një hoteli luksoz në Bangkok të Tajlandës.

- Advertisement -

Hetimet e zhvilluara nga policia tajlandeze provuan se turistët janë helmuar nga pijet e mbushura me cianid.

Sipas policisë ishte një anëtar i grupit i mori jetën dhe vrau pjesën tjetër duke hedhur në filxhanët e çajit lëndën helmuese.

Testet zbuluan kimikatin vdekjeprurës në gjashtë filxhanët e çajit që ndodheshin në dhomën e hotelit.

Bazuar në intervistat me një të afërm, policia beson se vdekjet mund të lidhen me një mosmarrëveshje biznesi.

Të vdekurit ishin vietnamezë dhe dy prej tyre kishin nënshtetësi amerikane, ndaj dhe FBI ka hyrë në lojë duke ndihmuar autoritetet tajlandeze.

Policia tajlandeze tha se besonte se helmimet ndodhën të hënën pasdite , pasi grupi porositi ushqim dhe çaj anglez në dhomën e tyre në katin e pestë të hotelit Grand Hyatt Eraëan, në lagjen më të famnshme tregtare në Bangkok.

Kur stafi i shërbimit mbërriti në dhomën e hotelit, ata pohojnë se panë vetëm një nga gjashtë turistët, një grua 56-vjeçare.

Sipas policisë ajo mori ushqimin dhe pijet dhe i tha stafit të hotelit se nuk kishte nevojë që çaji të shërbehej.

Dëshmitë u bën publike nga Noppasin Poonsaëat, zëvendëskomandant i Byrosë së Policisë Metropolitane.

“Gjithçka filloi pas orës 13:57 të së hënës, pasi stafi i hotelit solli gjashtë filxhanë çaji dhe ushqime.Ne gjetëm cianid në gjashtë gota. Sipas CCTV, nuk kishte asnjë tjetër – përveç gjashtë anëtarëve të grupit – që hyri brenda asaj dhome”, tha Noppasin.

Viktimat janë shtetasit vietnamezë Thi Nguyen Phuong, 46 vjeç, bashkëshorti i saj, Hong Pham Thanh, 49 vjeç, Thi Nguyen Phuong Lan, 47 vjeç dhe Dinh Tran Phu, 37 vjeç dhe shtetasit amerikanë Sherine Chong, 56 vjeç dhe Dang Hung.

Policia po analizon pamjet e plota të lëvizjeve të tyre në të gjithë Bangkokun për të gjetur të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?