English

Gjashtë të infektuar me COVID-19, Erion Braçe apel për qytetarët që kanë vizituar Italinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe iu është drejtuar sot me një apel të fortë të gjithë qytetarëve, të cilat kanë udhëtuar nga Italia në drejtim të Shqipërisë.

- Advertisement -

Me një shënim në rrjetin e tij social “Instagram”,numri dy i qeverisë shqiptare ftoi qytetarët që kanë qenë në Italia në dy javët e fundit të rrinë në shtëpi dhe të mos dalin në kafene apo restorante.

Mes rreshtave, Braçe shprehet se personi i gjashtë i infektuar me coronavirus ka shkuar për pak orë në Milano për të vizituar dajën e tij, dhe për pasojë, është prekur nga COVID-19.

Të ndodhur përballë kësaj gjendjeje të vështirë, zv.kryeministri u kërkon qytetarëve të vetëkarantinohen për të ruajtur veten dhe të afërmit e tyre.

“Njerëz nëse keni qenë në Itali dy javët e fundit rrini në shtëpi! Mos dilni! Mos shkoni në kafe a restorante! Infektoni të tjerë kështu. Ky virus shfrytëzon fort mënyrën tonë të jetesës; E dimë mirë, ne jemi popull shumë social, “bëhemi shumë” me njeri tjetrin! I infektuari i 6-të është një dale i ri që ka shkuar veç për disa orë ne Milano, “për të parë dajën e shtruar në spital atje”!!!!!!!!!! Veç kaq pak është dashur! Pastaj dashuria e madhe për njëri tjetrin këtu e përhap me qef virusin! Ndaj, nëse ke qenë në Itali, vetekarantinohu! Rri në shtëpinë tënde! Shpëton veten dhe gjithkënd që do! Bëje tani!”, shkruan Braçe.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?