Në Kosovë ka shkuar në 132 numri i të prekurve me COVID-19. Gjashtë raste të reja janë identifikuar ditën e sotme dhe po aq persona kanë lënë spitalin, pasi janë shëruar nga virusi. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 16.
Sipas të dhënave nga Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar.
Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta dhe pozitive rezultojnë 132 raste.