Policia në Dropull ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në një banesë të pabanuar në fshatin Bodrishtë.
Nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se një shtetas, që nuk është banor i fshatit Bodrishtë, i kishte fshehur armët e zjarrit në një banesë të pabanuar dhe për shkak të presionit policor, armët e zjarrit dhe municionin luftarak i kishte hedhur në terren.
Gjatë kontrollit të territorit, në bashkëpunim me punonjësit e pastrim-gjelbërimit, këta të fundit gjetën në një kosh mbeturinash, 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertim, për të parë nëse janë përdorur ose jo në ngjarje kriminale të mëparshme.
Gjithashtu, një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit që posedonte armët e zjarrit dhe municionin luftarak.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qëlloi me armë drejt të vëllait, arrestohet 50-vjeçari, shkak konflikti për pronat
- Qëlloi me armë drejt banesës së dy vëllezërve në Tiranë, arrestohet 30-vjeçari