English

Gjenden sërish armë në veri të Kosovës, Sveçla poston pamjet e tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Kosovës ka sekuestruar sërish armë dhe uniforma ushtarake në veri të vendit. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cili ka publikuar disa pamje dhe foto të municioneve, armëve dhe uniformave, që sipas tij, janë gjetur të martën gjatë një bastisjeje në veri të vendit.

- Advertisement -

Sveçla ka thënë se ato janë gjetur në një ahur derrash. Ministri i Brendshëm ka bërë të ditur se përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, janë gjetur edhe uniforma të ushtrive të SHBA-së dhe Britanisë.

“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot gjatë nje bastisjeje në veri të vendit. Këto të gjitha janë gjetur të fshehura nën një ahur.Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të SHBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera. Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, ka shkruar ai.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?